Haradinaj -Abazoviqit për demarkacionin: Ne i obligohemi vetëm parlamentit tonë

Haradinaj -Abazoviqit për demarkacionin: Ne i obligohemi vetëm parlamentit tonë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth demarkacionit.

Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili dit më parë tha se çështja e demarkacionit është çështje e kryer, derisa Haradinaj ka pohuar se kjo nuk mund të kryet vetëm nga njëra palë.

Mes tjerash i pari i AAK-së ka thënë se nuk është i habitur me deklaratën e Abazoviqit.

“Nuk kryhet kufiri prej një pale. Çka ka bërë Mali i Zi është e drejtë e tyre dhe ne nuk merremi se çka kanë votuar ata por pala jonë ka votuar tre dokumente në të njëjtën kohë. Ne i obligohemi vetëm parlamentit tonë se çfarë kemi votuar, ka plot shtete që janë në paqe dhe e nxjerrin njëra tjetrën ne gjyqe”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ditë më parë ka deklaruar se çështja e Demarkacionit të kufirit me Kosovën ka marrë fund.

Shpërndaje në: