Haradinaj: Bislimi e ka armatosur Serbinë kundër nesh, tash ata kanë me lypë arkiva të paqena

Haradinaj: Bislimi e ka armatosur Serbinë kundër nesh, tash ata kanë me lypë arkiva të paqena

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se zv.kryeministri Besnik Bislimi ka dëmtuar rëndë të pagjeturit me deklaratën për hapjen e arkivave.

Haradinaj thotë se nuk ka arkiva të UÇK’së dhe se tash Serbia do ta përdor këtë gjë.

”Ma i mirë u kanë poziconi se s’kena arkiva. Serbia tash ka me thanë se Kosova nuk është serioze se nuk po i qet arkivat’’, tha ai në Politico.

‘’U dasht me i kallxu Serbisë e BE se ne nuk kemi arkiva. Nuk e di që ka Kosova arkiva konfidenciale dhe nëse nuk i ke tani, atëherë thotë Serbia unë ti bij ty por sjellmi tuat. I ka dëmtu të pagjeturit shumë keq. Nëse nuk Iisjell arkivat në tavolinë, nuk e di ku ka me i marr. E kanë humbur betejën dhe vënë një pozicion të rrezikshëm për të pagjeturit’’, tha ai.’E ka armatos Serbinë kundër nesh’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: