Haradinaj del flet si s’po rriten pagat, Hekuran Murati i pëshpëritë dhe ai largohet nga foltorja – Ndërhynë Konjufca

Haradinaj del flet si s’po rriten pagat, Hekuran Murati i pëshpëritë dhe ai largohet nga foltorja – Ndërhynë Konjufca

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka dalë të flasë për grevën e mosrritjen e pagave për punëtorët, veçanërisht për grevën, por në prapavijë i ka pëshpëritur ministri Hekuran  Murati, raporton Periskopi.

‘’Mësimdhënësit e Kosovës shumica e tyre janë edhe prindër edhe kanë fëmijë dhe fëmijët e tyre shkojnë po në ato shkolla ku ata mësojnë fëmijë. A beson dikush që ata mësimdhënësit prej qefit kanë nejtë në shpi. A ka dikush që e beson këtë. Kjo pyetje besoj e do një përgjigje të vërtetë të drejtë. Nga 2018, pagat nuk janë rritë. Vazhdon intensivisht me u shtrenjtu jeta. Jo vec për mësuesit, por edhe për gjithë tjerët. Janë shtrenjtu produktet bazë, ushqimi,..”

Për një moment, u dëgjua Hekuran Murati, gjë që shtyri Haradinajn të ndërpresë fjalën e t’i thotë ‘hajde ti, merre fjalën’.

Ndërhyri Konjufca, duke kërkuar prej ministrit  të mos ndërprehen deputetët kur  flasin. Kryeparlamentari e luti sërish Haradinajn në foltore, por nuk pranoi të kthehet./PERISKOPI/

Shpërndaje në: