Haradinaj: Faleminderit për një fushatë të dinjitetshme – Na priftë e mbara dhe suksese (Video)

Haradinaj: Faleminderit për një fushatë të dinjitetshme – Na priftë e mbara dhe suksese (Video)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit për një fushatë zgjedhore, siç e quajti ai, të dinjitetshme.

Haradinaj përmes një videoadresimi në Facebook në fund të fushatës zgjedhore i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dielën të dalin dhe të votojnë, derisa s’e ka lënë pa falënderuar edhe kandidatët e AAK-së për kryetar komunash dhe asamble komunale.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, sonte në mesnatë për pak orë po kryhet koha e fushatës zgjedhore, pra fillon koha e heshtjes. Së pari më lejoni t’iu falënderoj për një fushatë mjaft të dinjitetshme të gjithëve që kanë marrë pjesë në këtë fushatë. Jam i bindur që e kemi dëshmuar jo vetëm që e duam Republikën tonë, demokracinë dhe lirinë, por i duam edhe vlerat më të larta të respektimit të të drejtave të secilit”.

“Shpresoj që gjatë kësaj fushate kemi arritur të prezantojmë programin, orientimet dhe qëllimet qeverisëse. Më lejoni t’i falënderoj të gjithë kandidatët e Aleancës për kryetar dhe mbi 700 kandidatët për Asamble Komunale. Qytetarë të Kosovës të dielën është dita juaj, ju lus votoni të gjithë. Na priftë e mbara dhe suksese!”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: