Haradinaj: Kurt profesori iu tha qytetarëve për rrymën do t’ua uli çmimin – ministrat shkunë e i thanë ‘shef s’po ulet’

Haradinaj: Kurt profesori iu tha qytetarëve për rrymën do t’ua uli çmimin – ministrat shkunë e i thanë ‘shef s’po ulet’

Ramush Haradinaj, deputet i AAK-së ka thënë se kryeministri po iu mban leksione deputetëve si profesor. Por ai tha se sot po ia mban vet disa leksione Kurtit.

“Kurti po na edukon, gati na është kthy në profesor. E di që e ka ni elektorat që e ka mashtru gjatë dhe po vazhdon me ushqy. Por ne jemi ne të tjerët që nuk i obligohemi bindjeve të tij. Tani du me e eduku edhe unë pak për qeverisjen.  Kurti është kryetar i qeverisë dhe ka kërku besimin e qytetarëve të vendit për me ulë çmimin e energjisë. Ka thënë po du me ulë cmimin e energjisë, ka kërku votë, ka luftu dhe ka bindë njerëzit për me votu, edhe ata nër 600 edhe ata mbi 600.  Erdhi në qeveri dhe tha ju e dini se kemi ardhë në qeveri, filloni punën me e ulë cmimin. Këta kanë shku një ditë kanë thënë shef s’po ulet cmimi. Ky zotni, kur nuk mujti me e ulë cmimin e energjisë, është dashtë me i kërku falje popullit. Ja le të shkon në shpi vet, ja le ti con ata që i thanë se nuk po ulet cmimi”, ka thënë Haradinaj./Periskopi

Shpërndaje në: