Haradinaj lë të kuptohet se është kundër Lajçakut për përfshirjen në dialog, thotë se është me amerikanët

Haradinaj lë të kuptohet se është kundër Lajçakut për përfshirjen në dialog, thotë se është me amerikanët

Ish-kryeministri dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër emërimit të Miroslav Lajçak si përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ai dhe familja e tij, si dhe AAK-ja janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën; I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.

Kundër emërimit të Lajcak si emisar të BE’së për dialogun Kosovë  – Serbi ka dalë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

 

Shpërndaje në: