Haradinaj pas arrestimit të Gucatit: Nuk ka arsye për operacione e bastisje

Haradinaj pas arrestimit të Gucatit: Nuk ka arsye për operacione e bastisje

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, duke komentuar aksionin e sotëm të policisë se EULEX-it për arrestimin e kryetarit të OVL-UÇK Hysni Gucati, ka thënë se ka arsye për operacione e bastisje, pasiqë secili do ti përgjigjet vullnetarisht drejtësisë, transmeton Periskopi.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është gjithmonë me ligjin dhe viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive.

Postimi i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.

Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.

Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.

Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!

RH

 

 

Shpërndaje në: