Haradinaj pas takimit me Szunyog: Palët t’i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit

Haradinaj pas takimit me Szunyog: Palët t’i kryejnë obligimet që dalin nga marrëveshja e Ohrit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë një takimi që pati me shefin e zyrës së BE-në në Kosovë, Tomaš Szunyog ka biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj njoftoi me anë të një postimi në Facebook se Szunyog, e vlerësoi qëndrimin e AAK-së karshi marrëveshjes së Ohrit.

“Në një takim përmbajtësor të zhvilluar sot me z. Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, kemi diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marreveshjeje. Po ashtu, pata kënaqesinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi”.

“Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: