Haradinaj përgëzon Kukajn: Faleminderit që po e lartësoni emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë
Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në Gjeorgji, pasi e mposhti xhudisten kubanen Kaliema Antomarchi në finale të dielën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky turne.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka falënderuar Driton Kukajn dhe ekipin e tij për lartësimin që po i bëjnë imazhit të Kosovës.
“Loriana Kuka, e stolisur me medaljen e artë në Grand Prix Tbilisi të Gjeorgjisë. Falemnderit Driton Kukajt dhe ekipit të tij, që po na bëjnë krenarë duke e lartësuar emrin dhe imazhin e Kosovës çdokund në botë”, ka shkruar Haradinaj./Periskopi/




