Hasani: Kosova duhet të kërkojë njohjen nga Serbia në këmbim të Asociacionit

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se Kosova duhet të jetë e qartë dhe e vendosur në kërkesat e saj karshi Serbisë, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tij, Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë, që në rast se ajo e do themelimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, atëherë duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ti po do Asociacion, unë dua prej teje njohje ndërkombëtare. Pikë. Çdo rrugë tjetër është rreth vicioz dhe e bën Kosovën konflikt të ngrirë. Nëse tash nuk e qartëson, atëherë do të vjen në një konflikt të ngrirë”, ka thënë Hasani.

“Ata s’kanë alternativë. Nuk është këtu shumë problemi i Rusisë, por i projektit imperial kinez. Këtu mund të ndodhë një konflikt specifik i ngrirë, si një zorrë qorre e Evropës që nuk luan asnjë funksion por vetëm që nuk e lejojnë që të shpërthejë, pasi që mbyt”, është shprehur ai në KTV.

Shpërndaje në: