Haxhi Krasniqi sot kundër Boesel: Herën e fundit kur ishin ndeshur, meçi përfundoi me nokaut brutal

Haxhi Krasniqi sot kundër Boesel: Herën e fundit kur ishin ndeshur, meçi përfundoi me nokaut brutal

Robin Krasniqi dhe Dominic Boesel takohen në rimeçin e shumë pritur.

Një vit pas përballjes së parë, Robin Krasniqi (51-6) dhe Dominic Boesel (30-2), takohen kokë më kokë për titullin IBO të botës në kategorinë e rëndë.

Meçin e parë e kishte fituar Krasniqi me një nokaut brutal në rundin e dhjetë, për t’ia rrëmbyer titullin Boeselit, transmeton Periskopi.

Pati një situatë kontraverse pasi Krasniqi arriti të ketë kontakt të plotë me fytyrën e kundërshtarit me një të djathtë, duke e rrëzuar Boesel, por gjyqtari e konsideroi si rrëshqitje dhe lejoi që meçi të vazhdonte posa u ngrit në këmbë Boesel.

Mirëpo, pastaj Krasniqi u sigurua që kundërshtari të mos ngritej më, duke lansuar një të djathtë tjetër dhe, kësaj here, gjyqtari menjëherë ndali meçin.

Krasniqi nuk është ndeshur më që nga ajo natë, më 10 tetor 2020, derisa Boesel u rikthye në ring majin e kaluar, kur fitoi me pikë kundër çekut Oondrej Budera.

Për ta parë momentin e nokautit, klikoni videon e mëposhtme./Periskopi.com/

Shpërndaje në: