Haxhi Krasniqi u fut në ring me këngën ‘kuq e zi’ para se ta nokautonte brutalisht kundërshtarin për t’u shpallur kampion bote

Haxhi Krasniqi u fut në ring me këngën ‘kuq e zi’ para se ta nokautonte brutalisht kundërshtarin për t’u shpallur kampion bote

Robin Haxhi Krasniqi është kampioni i ri i botës në kategorinë IBO dhe WBA, shkruan Periskopi.

Krasniqi arriti që ta nokautojë qysh në rundin e tretë kundërshtarin Dominic Bosel, i cili dukej larg nivelit të kosovarit nga Juniku sonte.

Sidoqoftë, para se të futej në ring, Krasniqi u fut në arenë me këngën patriotike të kënduar nga Elvana Gjata ”kuq e zi”.

Përndryshe, ai njëkohësisht bëhet shqiptari i parë në histori që shpallet kampion bote.

Shikoni videon e mëposhtme (Klikoni opsionin ‘watch on Facebook’ nëse nuk hapet video). /Periskopi.com/

Shpërndaje në: