Haxhiu: Ka përmbysje të votës në Prishtinë, ka përmbysje të frikshme në Kosovë

Haxhiu: Ka përmbysje të votës në Prishtinë, ka përmbysje të frikshme në Kosovë

I pyetur se si ishte rezultati në komunën e Prishtinës, Baton Haxhiu dha përgjigjen e tij.

Gazetari i mirënjohur kosovar ka bërë sondazhe [exit poll] për komunat e Kosovës në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Ai ka kritikuar komunën e Malishevës, Skënderajt dhe një tjetër ku votuesit kanë hezituar të deklarojnë votën e tyre.

Për Prishtinën, Haxhiu u shpreh:

“Është e habitshme se sa ka përmbysje të votës popullore në Prishtinë. Në nivel nacional, ëëm, përmbysja është e frikshme,” – u shpreh Haxhiu, përcjell Periskopi.

Haxhiu është shprehur edhe për komunat e tjera, duke kritikuar VV-në për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetarë komunash./Periskopi

Shpërndaje në: