Haxhiu sheh veç ndëshkim të qytetarëve: Asnjë argument shkencor s’thotë që virusi përhapet pas orës 22:00

Haxhiu sheh veç  ndëshkim të qytetarëve: Asnjë argument shkencor s’thotë që virusi përhapet pas orës 22:00

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka deklaruar se s’ka asnjë logjikë masat që janë marrë prej Qeverisë Kurti kundër përhapjes së COVID-19, transmeton Periskopi.

Ai ka kërkuar që me urgjencë të rishqyrtohen këto masa.

‘’S’ka asnjë argument që palestrat sportive janë vatra infeksioni.  Asnjë argument shkencor nuk thotë që virusi përhapet pas orës 22:00 ose 24, përpos që Qeveria po do të ndëshkojë qytetarët’’,ka thënë ai sot në Kuvend./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: