Haxhiu tenton të sqarohet: Dola në protestë për t’i pritur protestuesit dhe dëgjuar kërkesat e tyre

Haxhiu tenton të sqarohet: Dola në protestë për t’i pritur protestuesit dhe dëgjuar kërkesat e tyre

Ministrja e Drejtësisë Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në T7, është sqaruar lidhur me protestën që u bë para ministrisë së saj, ku mori pjesë edhe vetë.

Haxhiu tha se ka dalë për t’i pritur protestuesit dhe për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.

“Unë isha në Ferizaj pranë Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës, isha atje si shenjë revolte dhe proteste në raport me mosfunksionimin dhe mos mbrojtjen e jetës së grave”, është shprehur Haxhiu.

“Në momentin kur grupi protestues ka ardhur në Ministrisë së Drejtësisë, unë kam dalë vetëm për t’i pritur protestuesit dhe për t’i dëgjuar kërkesat që ata kanë në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

Protesta erdhi pas vrasjes së 18-vejcares nga Ferizaj që ndodhi muajin e kaluar.

Shpërndaje në: