Haziri: Marrëveshja ime i evitoi katër kandidatura
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK’së edhe për një mandat – raporton Periskopi.
Haziri ka thënë se procesi ka shkuar sipas marrëveshjes që ka propozuar ai, e me të cilën janë pajtuar thuajse të gjithë.
“Procesi shkoj sipas procedurës. Unë jam i lumtur që marrëveshjen e propozuar e kanë pranuar të gjithë, përveç dy kandidatëve që janë hyrë në garë. Katër kandidatura janë evituar nga ajo marrëveshje. Duke qenë propozues dhe iniciues i marrëveshjes, kemi arritur me përballu bashkërisht. Rivalitet kemi jashtë LDK’së, jo brenda. Ekipi i LDK’së do të dalë suksesshëm në proces zgjedhor”, ka thënë Haziri.
Tutje, ai u është përgjigjur edhe akuzave të Fatmir Sejdiut e Melihate Tërmkollit.
“Është vlerësim i tyre. Unë vazhdoj me pas respekt. Në demokraci votat nuk falen”, tha ai shkurt./PERISKOPI



