Haziri vazhdon ta sfidojë Vetëvendosjen: Kur të doni shkojmë në zgjedhje

Haziri vazhdon ta sfidojë Vetëvendosjen: Kur të doni shkojmë në zgjedhje

Një postim i nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri për koalicionin me VV-në, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Ndër të tjera, Haziri tha se emri i kryeministrit të ri, gjithsesi se do të kalojë përmes zyrave të LDK-së.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, më së shumti tek simpatizantët e Vetëvendosjes.

Haziri, nuk ka hezituar që disa prej tyre t’u përgjigjet edhe përmes komenteve në Facebook.

Madje, që me gjasë është aktivist i Vetëvendosjes, e ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.

Ai është shprehur optimist se Kurti do t’i marrë mbi 300 mijë vota.

E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm.

“Kur të doni”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Haziri njihet si një prej figurave të LDK-së, që ka shfaqur më së shumti skepticizëm për një koalicionin me VV-në.

Së fundmi, ai madje është emëruar shef i Ekipit Dialogues të LDK-së me VV-në.

Ndërsa njërit nga komentuesit ai i ishte përgjigjur me fjalor shumë banal, lajm të cilin mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Shpërndaje në: