Haziri: VV-ja në panik, pati koalicione të heshtura

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LDK-ja ka thënë se gjithmonë kanë qenë balotazhet në Gjilan pjesë e garës.

Ai ka thënë se Gjilani nuk ka kaluar pa balotazh, duke shtuar se këtë herë kanë qenë afër ta fitojnë.

Sipas tij, ai do ta përballojë edhe këtë garë duke shtuar se LDK-ja është parti e parë e zgjedhjeve.

“Ky rezultat është jashtëzakonisht i rëndë për VV-në. Ky është rezultati më i mirë në dekadë për LDK-në që do të thotë kthim për LDK-në dhe kam besim që raundi i dytë do të jetë shumë diferencues. Është raport politik bardh e zi në Gjilan, është i tillë edhe përballë LDK-PDK e tash është i ri LDK-VV. Po shihet që ka pasur koalicione parazgjedhore të heshtura, por LDK nuk ka vepruar kështu asnjëherë. Ne kemi pasur raporte me qytetarin. Ne ofruam siguri që të eliminohet balotazhi si mundësi. Raundi i dytë është rivlerësim dhe unë hy me bindje të fitojë”, ka thënë ai për KTV.

Haziri ka thënë se nëse Qeveria zbret me partnerët e saj në Gjilan, dhe nëse ndërtohen raporte kandidimi Albin Kurti-Lutfi Haziri, atëherë sipas tij shihet të ketë qenë në panik politik.

Sipas tij, mobilizimi për të ndihmuar një kandidat, atëherë tregon për panik politik.

“Ne nuk mund të besojmë që do të votohet për një ministër apo qeveri në politik. Ne presim përkrahje vetëm nga qytetarët. Nuk kam ndërmjetësues me votuesin dhe nuk besoj që funksionarët janë ndërmjetësues në votë. Unë jam mbi 7 për qind mbi LVV-në. Unë do të punoj me votuesit pavarësisht me cilën parti politike janë. Ka ndodhur mrekulli prej 14 shkurtit. Në kuptimin politik ne do të dalim parti e parë”, ka thënë ai.