“Hem rrenc hem i lig, plasni zdrala”, Matoshi i kundërpërgjigjet deputetit të VV’së

“Hem rrenc hem i lig, plasni zdrala”, Matoshi i kundërpërgjigjet deputetit të VV’së

Analisti e gazetari, Halil Matoshi i është kundërpërgjigjur deputetit të VV’së, Eman Rrahmani, pasi ky i fundit i reagoi mbrëmë në Facebook duke publikuar një foto ku shihet Matoshi në një dasmë, derisa ka shkruar “Hajde ma gjallë, hajde ma gjallë Lilo…”.

Matoshi e ka akuzuar deputetin Rrahmani duke thënë se “ka mledhë votat e xhematit, tue shitë nacionalizëm pan-arab në vend të fesë islame, pra tu mashtru dhe tash po don me mashtru përsëdyti, tue përdor nji fotografi timen të vitit 2016, nga festa e 35-vjetorit të maturës 1981, tue dashtë me e paraqitë si fotografi aktuale!?”, përcjell Periskopi.

“E kanë përdor të gjitha partitë politike kosovare, sepse zdralanat e tana partive janë të njajtë, rrenca e agresivë, pra të rrezikshëm për ambientin social (e kanë përdor këtë fotografi madje edhe qarçe pro islamit politik në krejt Ballkanin qëndror) që pesë vjet rresht, tue u munu me shpif diçka rreth meje”, shkruan Matoshi.

“Eman rrenci po do me thanë se H.M. po kcen në Pandemi!? Pra po rren hapun aq i lig që âsht, tue u mundu me e fsheh faktin se kjo shumicë parlamentare as që po lodhet për vdekjën e mesatarisht 25 njerëzve në ditë, tash e dhetë ditë!? Kjo âsht Kosova e rrencave, jo e idealeve shqiptare të viteve ‘90 -‘99 -2007 (sepse ata hapun kanë qenë kundër të gjitha proceseve shtetkrijuese) kur na ishim unik përball fashizmit serb”.

Matoshi ndër të tjera premton se do të dërgoj një fotografi të re, duke kërcyer mbi tavolinë.

“Me këtë fotografi, llymi i kësaj shoqnie âsht ba aq bajat qe pesë vjet dhe sapo të kalojë Pandemia, unë u premtoj se kam me ua dërgu nji fotografi të re, tu kcy mbi tavolinë!
Dhe unë nuk marr leje te pushteti për kângë e valle, sa herë që kam disponim të mirë!?
Plasni zdrala!”, shkruan Matoshi./Periskopi/

Postimi i plotë pa ndërprerje i Matoshit:

Shpërndaje në: