Herolind Shala para ndeshjes me Moldavinë: Nuk jemi për Ligën D

Herolind Shala para ndeshjes me Moldavinë: Nuk jemi për Ligën D

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Moldavinë.

Shala është shprehur se fitorja është i vetmi opsion për ‘Dardanët’ nesër kundër Moldavisë, e cila renditet e fundit në grup.

”Do të synojmë fitoren kundër Moldavisë. Kemi shumë kualitet dhe nuk besoj se jemi për Ligën D”.

”Besoj që nesër duhet me i tregu të gjithë kualitetet tona. Edhe me Slloveninë treguam lojë të mirë, por nuk patëm fat. Nesër jemi favorit, e dimë se Moldavia mundet me na shkaktu probleme, por fitorja është e domosdoshme”.

”Normalisht kur ka një kohë të gjatë pa fitore, është e vështirë, por ne jemi skuadër me besim. Na duhet një rezultat pozitiv për me kthy entuziazmin”, potencoi Shala.

Shpërndaje në: