Higuain: Rrënqethem kur e mendoj se me çfarë super lojtar kam luajtur

Higuain: Rrënqethem kur e mendoj se me çfarë super lojtar kam luajtur

Në një intervistë dhënë për kanalin zyrtar të Inter Miami, klubi i tij, Gonzalo Higuain ka folur për karrierën e tij, duke thënë se është i kënaqur me arritjet, por gjithsesi me një dëshirë të madhe për të vazhduar të luajë akoma.

“E vërteta është se nëse shikoj prapa dhe unë shoh të gjithë lojtarët me të cilët kam qenë në gjendje të luaj, atëherë emocionohem. Dhe ende nuk jam lodhur duke luajtur. Kam luajtur kundër Ronaldinhos”, tha fillimisht ai.

“Kam luajtur me Roberto Carlos, me Dybalan kam luajtur , madje edhe me McKennie kam qenë shok skuadre, kam ndarë pak ditë me të te Juventus. Deri më sot shoh disa me të cilët kam luajtur që janë pensionuar dhe mendoj: “Sa rezultate në karrierë kam arritur, apo jo?”, përfundoi ai.

Shpërndaje në: