Higuain zgjedh tre futbollistët më të mirë në botë sipas tij, nuk përmend Ronaldon dhe Messin
Gonzalo Higuain ka pasur një karrierë të bujshme si futbollist.
Jo vetëm që ka pasur rastin të luajë përkrah disa emrave më të spikatur të futbollit te klube si Real Madridi dhe Juventusi, por gjithashtu ka ndarë të njejtën zhveshtore me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, transmeton Periskopi.
Duke ndarë të njejtën kombësi si messi, Higuain ka luajtur përkrah superyllit të Barcelonës disa herë gjatë periudhës sa ishte pjesë e Kombëtares argjentinase.
Ndërkohë, ish-sulmuesi i Chelseat e pati përkrah Ronaldon për katër vite në ‘Bernabeu’ te Real Madridi.
Mirëpo, ai nuk e ka përfshirë asnjërin nga këta të dy në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë aktualisht.
”Aktualisht për mua, më të mirët janë Leëandoëski, Haaland dhe Benzema. Karim ka qenë aty për një kohë të gjatë në elitën 12-vjeçare.
”Leëandoëski kudo që ka luajtur shënoi dhe fitoi. Haaland premton shumë, me të ardhme madhështore. Më ka befasuar, është sulmues madhështor.” /Periskopi.com/



