Hisen Berisha: LDK tashmë është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane

Hisen Berisha: LDK tashmë është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, Hisen Berisha, që kaloi nga LDK në PDK, tha se këtë ndërrim nuk e ka bërë nga zhgënjimi.

“Nuk është çështje zhgënjimi, edhe partia ku kam aderuar është e djathë dhe konservative, pra është në përputhje me bindjet e mia. Nuk e bëra kalimin në PDK nga zhgënjimi i LDK-së. Në çështjen e kandidimit, unë s’kam asnjë hatërmbetje me LDK-në”, tha në Klan Kosova.

“LDK e tanishme është shndërruar në një surrogat, s’përfaqëson frymën rugoviane. Unë kam pasë fatin të jem afër Sali Çekut dhe burrit të madh siç është Agim Ramadani. E kam njohur edhe Adem Jasharin”.

“E di që i kam zhgënjyer përkrahësit e mi dhe kanë të drejtë në çdo reagim të tyre. Unë do t’i bindë se kam bërë veprimin e duhur. Kam identifikuar partinë që më shumë ka gjasa me qenë fituese dhe ka fut një stanard të rti në politikë”.

“Ndjehem krenar që m’u dha rasti të jem në një subjekt të fuqishëm politik dhe që Kadri Veseli ka fut një standard të ri. PDK ka listën më të pastër me persona që s’kanë padi penale”, përfundon Berisha.

Shpërndaje në: