Histori e përseritur, Spanja nuk iu lejon simbolet shtetërore sportistëve kosovarë, reagon KOK

Histori e përseritur, Spanja nuk iu lejon simbolet shtetërore sportistëve kosovarë, reagon KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas mohimit të pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Guadalajara të Spanjës.

Ndonëse po të njëjtit sportistë më parë janë lejuar të marrin pjesë nga Spanja, kësaj radhe shteti spanjoll nuk u ka lejuar shfaqjen e simboleve shtetërore sportistëve të kombëtarës së Kosovës.

KOK thotë se për këtë rast ka informuar edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Ky është njoftimi i plotë i Komitetit Olimpik:

Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve tanë nga shtetet, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën.

Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer “regjimin” e vjetër për sportistët tanë, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë.

Për shkak të mos njohjes së shtetit tonë, kombëtarja jonë e karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës. Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet tona shtetërore.

KOK, që është në kontakt me FKK-në, ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët pret reagim të shpejtë, në mënyrë që karateistët tanë të mos e humbin edhe një garë të rëndësishme, siç ndodhi javë më parë me Evropianin e të rinjve në Qipro.

Shpërndaje në: