Historia misterioze e ish gruas së Vladimir Putin (Foto)

Historia misterioze e ish gruas së Vladimir Putin (Foto)

Shumë pak dihet për jetën personale të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili është njëri ndër njerëzit më të fuqishëm në botë.

Gazetarët rus të cilët kanë tentuar të nxjerrin detaje nga jeta e Putin’it sidomos ajo familjare, gjatë vitit 2014 janë sforcuar në njëfarë mënyre të japin dorëheqje nga puna e tyre, shkruan BusinessInsider, transmeton Periskopi.

Më së paku dihet për ish-gruan e Putin’it, e njohur me emrin Lyudmila Ocheretnaya, e cila ishte e martuar me Putinin për rreth 30 vite. Në vitin 2013 çifti u divorcuan. Ndërsa në vitin 2016 është raportuar se ish-gruaja e Putin është martuar për herë të dytë.

Prap se prap, ajo dhe dy vajzat të cilat janë vajzat e Putinit, kanë vendosur të qëndrojnë larg syrit të publikut. Më poshtë janë disa fotografi dhe informata nga jeta e saj me Putin:

1. Para se të martohej me Putin në vitin 1983, Ocheretnaya ka punuar si stuardese për kompaninë ajrore ruse Aeroflot. Ajo i flet gjuhët frenge, gjermane dhe spanjisht.

2. Putin dhe Ocheretnaya u takuan në Leningrad, tash Shën Petersburgu në fillim të viteve të 80’ta. Një shok i tyre i përbashkët i ka njoftuar.

3. Ocheretnaya dhe Putin kanë dy vajza, Maria dhe Katerina të cilat kanë lindur njëra në vitin 1984 ndërsa tjetra 1985. Shumë pak dihet për to, për shkak se prindërit e tyre i kanë mbajtur larg syrit të publikut . Edhe gjatë kohës së studimeve në universitet vajzat kanë studiuar me emra të rremë.

4. Pas lënies së punës si oficer i KGB’së gjatë viteve të 80’ta, Putin dhe ish-gruaja e tij janë kthyer në Shën Petersburg dhe Putin filloj të punojë për qeverinë ruse. Reuters ka raportuar se edhe pse ish-gruaja e tij kishte ambicie për karrierë të saj, Putin e ka mbajtë atë shumë larg syrit të publikut.

5. Reuters ka raportuar që Ocheretnaya nuk i është gëzuar dhe shumë postit të saj si Zonja e parë.

6. Dizajnerja Slava Zaitsev, e cila për vite me radhë i ka dizajnuar veshjet e Ocheretnaya’s, i ka thënë Reuters në vitin 2013 “Në atë kohë, zonja e parë më ka thënë se nuk i kanë pëlqyer udhëtimet dhe shfaqjet në publik. Nuk ishte e gatshme për këtë rol. Të qenurit gruaja e presidentit ka ndodhur papritmas”.

7. Në vitin 2013, çifti shpalli divorcin e tyre duke dhënë arsye këtë gjë “Martesa jonë ka përfunduar për shkak se nuk kalojmë kohë me njëri tjetrin, shumë rrall shihemi”.

8. Ocherentanya ka qëndruar larg syrit të publikut aq shumë sa që gazetat ruse kanë filluar të shkruajnë për të se është bërë murgeshë.

9. Në vitin 2016, Ocherentanya është martuar për së dyti./Periskopi/

Shpërndaje në: