Holanda dhe Spanja ndahen baras në miqësoren e luksit

Holanda dhe Spanja ndahen baras në miqësoren e luksit

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Spanjës kanë barazuar me rezultat 1-1 në miqësoren e luksit.

Miqësorja e luksit e zhvilluar në Johan Cruijff Arena të Amsterdamit prodhoi shumë aksion, raste, gola, por jo edhe fitues.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të spanjollëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën ta shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të dhe ishte Sergio Canales, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Alvaro Moratas.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dy trajnerët bënë shumë ndryshime për të provuar disa nga lojtarët e ftuar.

Megjithatë, vetëm holandezët arritën të konkretizojnë njërin rast dhe të gjejnë golin e barazimit.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 47-të dhe ishte Donny van de Beek, i cili shënoi për 1-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar edhe përkundër rasteve nga të dyja kombëtaret.

Tani Holanda dhe Spanja do të bëhen gati për të zhvilluar nga dy ndeshjet të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Po mendoni të mbani papagall? Këto janë 5 llojet më të mira të mëdha për shtëpi

Të bukur, të zgjuar dhe jetëgjatë, por jo për këdo. Para se të merrni një…

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbizotërojë me…

Qindra njerëz shohin të shokuar dhe në lot teksa digjet pallati 12-katësh në Tiranë

Këto pamje dramatike janë regjistruar gjatë momentit që digjej një pallat 12-katësh shumë pranë spitalit…

Takimi me SHBA-në dhe Izraelin ishte produktiv, thotë ambasadorja libaneze

Ambasadorja e Libanit në Shtetet e Bashkuara, Nada Hamadeh Moawad, i ka quajtur bisedimet paraprake…

Egzon Azemi akuzon Blerim Isufajn për vendimin e Gjykatës ndaj tij

Gjykata Themelore të martën dënoi deputetin e Vetëvendosjes Egzon Azemin e zëdhënësin e Qeverisë Arlind…

UEFA befason me emrin e lojtarit më të mirë të ndeshjes Atletico Madrid – Barcelona

Dani Olmo i Barcelonës është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Atletico Madridin.…

Mushkolaj: Fati politik i Osmanit mbetet i lidhur me LDK-në

Analisti Imer Mushkolaj ka vlerësuar se e ardhmja politike e ish-presidentes, Vjosa Osmani, mbetet e lidhur ngushtë me…

11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s’dihet shkaku i zjarrit

Njëmbëdhjetë njerëz janë hospitalizuar si pasojë e lëndimeve nga një zjarr që e ka përfshirë…