Hoti fajëson Kurtin për Ligjin e Pagave: Vështirë të ndodhë edhe në vitin 2023

Hoti fajëson Kurtin për Ligjin e Pagave: Vështirë të ndodhë edhe në vitin 2023

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Ligji i Pagave është vonuar shumë dhe për këtë e fajëson qeverinë Kurti.

Hoti thotë se dialogu social ka munguar në terësi nga ana e qeverisë.

“Ka pajtueshmëri që kërkesat e sindikatës janë legjitime, për shkak të gjendjes ekonomike dhe për shkak se Ligji i Pagave është vonuar tepër shumë”, thotë Hoti rtk.

Sipas tij, ky projektligj është vonuar shumë sepse në verën e vitit 2020, Kushtetuesja e ka dhënë verdiktin e saj.

“E në vitin 2021, është punuar, por deri më tash nuk ka ardhur në diskutim”, thotë Hoti.

“Le të themi se ligji vjen në fund të tetorit, por ai nuk ka gjasa të miratohet brenda këtij viti”, rikujton Hoti, që dikur ishte dhe ministër i Financave, në qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

“Por edhe nëse vjen ky projektligj, është e pamundur të buxhetohet për vitin 2023, sepse  buxheti duhet të dorëzohet në Kuvend, deri  me 30 tetor”. /Periskopi

 

Shpërndaje në: