Hoti flet për TVSH-n në kufi: Neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po u kushtojnë shtrenjtë bizneseve

Hoti flet për TVSH-n në kufi: Neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po u kushtojnë shtrenjtë bizneseve

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka folur rreth pagesës së TVSh-së që bëjnë në kufi, shkruan Periskopi.

Hoti ka pyetur se pse ende ndodh një gjë e tillë ende pa u shitur malli.

“Për katër vite qeverisje, asnjë veprim nuk u ndërmor lidhur me bashkimin e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore, për të cilin ekziston studimi dhe modalitetet. Ky bashkim është hapi i parë drejt krijimit të kapaciteteve administrative për mbledhjen e TVSH-së pas shitjes së mallit të importuar”, ka shkruar Hoti ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Pse bizneset ende e paguajnë TVSH-në në kufi?

978 mil. euro kanë paguar në vitin 2023 në kufi për mallrat e importuara si TVSH ende pa u shitur malli. Kjo shumë është mbi dyfish më e lartë se TVSH-ja e mbledhur brenda vendit.

Mbledhja e TVSH-së në kufi ende pa u shitur malli i detyron bizneset të mbajnë shumë më tepër mjete qarkulluese sesa që është e nevojshme, duke e kredituar qeverinë.

Për katër vite qeverisje, asnjë veprim nuk u ndërmor lidhur me bashkimin e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore, për të cilin ekziston studimi dhe modalitetet. Ky bashkim është hapi i parë drejt krijimit të kapaciteteve administrative për mbledhjen e TVSH-së pas shitjes së mallit të importuar.

Mbledhja e TVSH-së në kufi sot nuk ka kuptim. Ka pasur kuptim në vitet e mëparshme, por jo sot. Po mbaron ky mandat qeverisës pa ofruar reformë fiskale. Neglizhenca, dembelia e paaftësia e qeveritarëve po u kushtojnë shtrenjtë bizneseve.

Shpërndaje në: