Hovenier lavdëron Kosovën: Mbetet kampione e lirisë fetare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, njofton se ndihet i nderuar që së bashku me stafin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, u mbledhën për iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.
‘’ Ndihem i nderuar për t’u bashkuar së bashku me familjen e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, për një darkë, Iftar, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit’’– thotë Hovenier në rrjetin social ‘’Twitter’’.
Ndër të tjera, ai shprehet se një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë SHBA-të me Kosovën, është toleranca fetare.
‘’Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona’’– shprehet Hovenier tutje.
Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023