Hoxha i VV-së e shan me nënë Grenellin: “Edhe nëna prostitutë…”

Hoxha i VV-së e shan me nënë Grenellin: “Edhe nëna prostitutë…”

Duket se Vetëvendosje nuk po mund ta marrë veten pas akuzave nga Richard Grenelle se Kosova duhet t’i lë anash simbolikat dhe të fokusohet në përmirësimin e ekonomisë së qytetarëve. 

Tashmë, një goditje e rëndë z.Grenell i erdhi nga këshilltari i Kurtit sa ishte kryeministër, Elvis Hoxha.

Hoxha përpiqet ta tallë Grenellin duke thënë se ai mund të thotë që edhe nëna “është simbolike po nuk qe prostitutë e nuk sjell para dhe mirëqenie”, përcjell Periskopi.

Kjo fyerje nënkupton banalisht që z.Grenell do ta shiste edhe nënën e tij për përfitime materiale – gjë që natyrisht nuk qëndron. Ndërkohë që ekonomia e Kosovës vazhdon të mos jetë tema më e rëndësishme e angazhimit të VV-së përkundër që është problemi më i madh i qytetarëve të Kosovës.

Kujtojmë që në grupet e Vetëvendosjes në Facebook ambasadori Grenell është fyer madje edhe për orientimin e tij seksual.

Statusi i z.Hoxha: 

Grenelli mund të thotë se edhe nëna është simbolike po nuk qe prostitutë e nuk sjell para dhe mirëqenie.

Shpërndaje në: