Hoxha: Kosova u rendit më së miri kundër korrupsionit me Isa Mustafën KM e Thaçin President

Hoxha: Kosova u rendit më së miri kundër korrupsionit me Isa Mustafën KM e Thaçin President

Analisti Fadil Hoxha ka komentuar pozitën e Kosovës në të dhënat e publikuara së fundmi nga Transparency International e cila matë indeksin e percepcionit të popullatës ndaj korrupsionit në një shtet.

Hoxha ka thënë se Kosova u rendit më së miri kundër korrupsionit në vitin 2017 kur kryeministër ishte Isa Mustafa dhe President Hashim Thaçi, përcjell Periskopi.

“Kosova, sa i përket korrupsionit, ka qenë më së miri në vitin 2017. Me indeks të njëjtë prej 39 pikëve si në 2021 por dy pozita më mirë se në 2021.

Në këtë vit Kosova ka qenë e qeverisur nga koalicioni PDK – LDK me Kryeministër Isa Mustafën, ndërsa President ishte Hashim Thaçi”, ka shkruar Hoxha.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Drejtësisë, Albuena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë reaguar pas publikimit të këtij raporti.

Të tre e kanë konsideruar këtë si sukses të punës së tyre, teksa kanë shtuar se do të vazhdojnë të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar kryeministri.

Ndonëse ekzekutivi Qeverisës po e promovon si sukses të Qeverisë Kurti, puna në luftimin e krimit dhe korrupsionit është krejtësisht në dorën organeve të pavarura në këtë rast prokurorisë, gjyqësorit dhe policisë që punojnë sipas udhëzimeve të prokurorisë.

Postimi i plotë i z. Hoxhaj:

Kosova, sa i përket korrupsionit, ka qenë më së miri në vitin 2017. Me indeks të njëjtë prej 39 pikëve si në 2021 por dy pozita më mirë se në 2021.

Në këtë vit Kosova ka qenë e qeverisur nga koalicioni PDK – LDK me Kryeministër Isa Mustafën, ndërsa President ishte Hashim Thaçi.

Këto janë të dhënat sipas Transparency International e cila matë indeksin e percepcionit të popullatës ndaj korrupsionit në një shtet./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: