Hoxhaj: Bob Dole ishte miku i parë historik i Kosovës

Hoxhaj: Bob Dole ishte miku i parë historik i Kosovës

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së senatorit Bob Dole,.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka thënë se Dole ishte miku i parë historik i Kosovës.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e Bob Dole, politikani i parë amerikan që ishte miku i parë, historik i Kosovës! Pusho në paqe senator”, ka shkruar Hoxha.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

Shpërndaje në: