Hoxhaj: I tronditur dhe i pafjalë për vdekjen e Astritit dhe Blerandit

Hoxhaj: I tronditur dhe i pafjalë për vdekjen e Astritit dhe Blerandit

Ish-kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë.

Hoxhaj është shprehur i tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.

“I tronditur dhe i pafjalë për vdekjen e Astritit dhe Blerandit. Në këto momente shumë të rënda, shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Ademaj dhe Kadrijaj”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në: