Hoxhaj: T’ia ndërrojmë literaturën Besnik Bislimit, nuk po e di çka po lexon kështu  

Hoxhaj: T’ia ndërrojmë literaturën Besnik Bislimit, nuk po e di çka po lexon kështu  

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se Kosova dhe Serbia po negociojnë marrëveshje ku zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra tjetrën.

“Sot, Kosova duhet të presë nga ky proces vetëm njohje të ndërsjellë! Por, nëse BE s’di çfarë të bëjë, do i sygjeroja që ta ofrojnë këtë skenar për deeskalimin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe z. Bislimi të jetë Kryenegociator! Ose, z. Bislimi duhet t’ia nderrojmë literaturën, se nuk po e di se çka po lexon kështu! “, shkruan Hoxhaj, përcjell Periskopi.

Shkrimi i plotë:

Sekretari i Shtetit Blinken tha në fillim të janarit që politika e SHBA-së është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e Ambasadori amerikan Hovenier e përsëriti pardje dhe i Dërguari i Posaçëm Eskobar dje, por befas, mbrëmë, Besnik Bislimi tha se qeveria ka një qëllim tjetër në dialog: ajo po negocion marrëveshje që Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën!

Dija dhe imagjinata jonë është e varfër për ta kuptuar këtë politikë. Andaj, ja vetem një fakt historik: Pakti i Mossulmit në mesi të Molotov-Ribbentrop, që ishte nënshkruar mes Reichut gjerman të Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik të Stalinit, me 23 gusht të vitit 1939 nga ministrat e jashtëm Joachim von Ribbentrop dhe Vyacheslav Molotov. Por, kjo marrëveshje nuk e parandaloi Luftën e Dytë Botërore, me pasoja katastrofale për njerëzimin.

Sot, Kosova duhet të presë nga ky proces vetëm njohje të ndërsjellë! Por, nëse BE s’di çfarë të bëjë, do i sygjeroja që ta ofrojnë këtë skenar për deeskalimin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë dhe z. Bislimi të jetë Kryenegociator! Ose, z. Bislimi duhet t’ia nderrojmë literaturën, se nuk po e di se çka po lexon kështu!

Më e drejtë e duhur është të paraqitet platformë për dialog në Kuvend dhe jo Qeveria të shkojnë kështu pa plane, pa ide, pa afat kohor dhe pa asnjë qëllim!

Shpërndaje në: