Hoxhaj: Vrasjet e grave në Kosovë duhet dënuar dhe stopuar me të gjitha mjetet

Hoxhaj: Vrasjet e grave në Kosovë duhet dënuar dhe stopuar me të gjitha mjetet

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se vrasjet e grave në Kosovë, janë alarm që duhet të zgjojë institucionet shtetërore e secilin qytetarë.

Hoxhaj, e quajti këtë akt të tmerrshëm, për të cilin tha se dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet.

“Vrasjet e grave në Kosovë, janë alarm që duhet të zgjojë institucionet shtetërore e secilin qytetarë. Ky akt i tmerrshëm, ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta, kundër grave, duhet dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet!”, ka shkruar Hoxhaj.

Shpërndaje në: