Hulk shënon gol në stilin ‘raketë’, kamera nuk e përcjell dot (VIDEO)
Rrufeja e Hulk për Shanghai SIPG ishte aq e shpejtë dhe e fortë saqë as kameramani nuk e përcolli dot.
Të premten, ‘bisha braziliane’ realizoi një super gol për ekipin e tij Shanghai. Ai lëshoi një ‘raketë’ nga distanca në cepin e sipërm të portës.
Goditja e tij ishte aq e fortë, dhe ishte e pakapshme për kamerën e ndeshjes, raporton Periskopi.
Kameramani dhe portieri nuk kishin asnjë shans për ta kapur golin.
What a goal from Hulk . ??? pic.twitter.com/Fz39FX9sDS
— BA®T (@XherdanSZN) April 5, 2019
Ekipi i tij në fund u mposht 2-3 nga Chongqing Lifan, në kuadër të Superligës kineze. /Periskopi/



