A humbi Arsenali për shkak të mungesës së Xhakës?

A humbi Arsenali për shkak të mungesës së Xhakës?

Në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Premier Ligës, për shkak të suspendimit mungoi mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka.

Ndërsa, në mesfushë trajneri Arsene Wenger vendosi treshen, Francis Coquelin, Aaron Ramsey dhe Mesut Ozil.

Vlen të ceket se uellsiani ishte pika më e dobët e vendësve, pasi në të dy golat e pësuar ishte fajtor.

Dhe shtrohet pyetja: Në rast se Xhaka do të kishte të drejtë të luante, a do të evitohej humbja e londinezëve?

Vetë trajneri Wenger ka deklaruar kohë më parë se Xhaka do të zëvendësojë të lënduarin Santi Cazorla në pozitën e mesfushorit. /Periskopi.com

Shpërndaje në: