Humbi penalltinë, por ia siguroi barazimin Milanit në minutat e fundit të ndeshjes – ky është Ibrahimovic
AC Milan shpëtoi pa humbje në ndeshjen e zhvilluar kundër Veronës, duke barazuar në minutat e fundit të pjesës së parë.
Për Veronën golin e epërsisë e kishte shënuar Barak dhe golin e dytë e kishte shënuar gabimisht në portën e tij Calabria.
Gabimisht në portën e tij shënoi edhe Magnani, duke e ngushtuar epërsinë për Milanin.
Por, Milani shpëtoi pa humbje në minutat e fundit të ndeshjes, ku Ibrahimovic arriti të barazojë rezultatin.
Kështu, pas tërë këto përpjekjesh AC Milan i gëzohet edhe barazimit.



