Humbje e madhe në familjen e mesfushorit të Interit, belgu jep lajmin e trishtë

Humbje e madhe në familjen e mesfushorit të Interit, belgu jep lajmin e trishtë

Humbje e madhe në familjen e mesfushorit të Interit, Radja Nainggolan. Mesfushori belg mori vesh për ndarjen nga jeta të mbesës së tij për shkak të sëmundjes së tmerrshme të kancerit.

Sport Mediaset  bën me dije se mbesa e “Ninxhës” vuante nga kjo sëmundje prej kohësh. Situata nuk është aspak e mirë në familjen e Nainggolan, pasi dhe gruaja e tij vuan nga sëmundja e kancerit.

“Zemër, do të na mungosh të gjithëve. Të dashurit tënd, fëmijëve, babait, vëllezërve dhe motrave. Shumë e re, ende nuk mund ta besoj. Tani shko te mami dhe jepi asaj një përqafim të madh. Ajo do të mbrojë më shumë”, – shkruajti Nainggolan në profilin e tij në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CA06RLiH7uE/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në: