Humolli i VV-së: Ushtria amerikane erdhi në Kosovë pa lejen e KFOR-it sepse i beson Albin Kurtit

Humolli i VV-së: Ushtria amerikane erdhi në Kosovë pa lejen e KFOR-it sepse i beson Albin Kurtit

Fatmir Humolli, deputet i Vetëvendosjes, në Komisionin për punë të brendshme, deklaroi se ushtria amerikane erdhi për herë të parë për stërvitje në Kosovë pa lejen e KFOR-it sepse i beson Albin Kurtit.

„Për herë të parë ushtria amerikane ka ardhë në Kosovë pa lejen e KFOR-it ka stërvitë në Kosovë, domethënë se është qeveria e Albin Kurtit. S’ka ardhë asnjëherë më herët. Kemi pasë ushtarë amerikanë në kuadër të KFOR-it por jam i bindur që ushtria amerikane mos me i besu kësaj qeverie nuk i kishin dhanë as ato mjete as s’ishin ardhë këtu me stërvitë. Të falënderoj shoq“, ka thënë Humolli./Periskopi.

 

 

Shpërndaje në: