Hyseni: Glauk Konjufcën dhe Arben Vitinë, Kurti i tërheqë për hunde

Hyseni: Glauk Konjufcën dhe Arben Vitinë, Kurti i tërheqë për hunde

Zgjim Hyseni i PSD’së, ka vazhduar debatin e ashpër me analistat në studio, e që ndër të tjera ka vazhduar duke komentuar deklaratën e fundit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufcës, karshi Haradinajt.

Sipas Hysenit  Albin Kurti, Konjufcën e Vitinë i tërheqë për hunde, “sikurse si plotë të tjerë”, përcjell Periskopi

“Unë mendoj që kryetari i kuvendit, nëse kish mu pyet ky se cka duhet me u folë, nuk kish folë kështu Konjufca. Problemi me kryetarin e kuvendit është mirë me analizu si fenomen politikë. Njerëz si Glauku e plotë të tjerë në VV, edhe sikur Arben Vitia, Kurti i tërheqë për hunde. Glauk Konjufca është person që tërhiqet për hunde, nga Albin Kurti. Mos pritni që ka me pasë rebelizëm të tij”, ka shtuar Hyseni/Periskopi

Shpërndaje në: