Hyseni: Në kohën kur po vdesin 30 persona brenda ditës, qeveria del e kallxon qysh Haradinaj ka vjedhë

Hyseni: Në kohën kur po vdesin 30 persona brenda ditës, qeveria del e kallxon qysh Haradinaj ka vjedhë

Zgjim Hyseni i PSD’së, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, ku kishte thënë që Ramush Haradinaj “nuk është mirë me u merr me qeverinë Kurti”, e që sipas Hysenit, kjo deklaratë është e pa pranushme, përcjell Periskopi.

Hyseni thotë se në kohën kur po vdesin nga 30 veta në ditë nga covidi, qeveria del e merret qysh Haradinaj ka vjedhë.

“Ti po i thu një kryetari në opozitë, që nuk mundet me u marrë me qeverinë. Kjo është skandaloze, edhe nëse janë të vërteta ato që po fliten për Haradinajn. Kanë dekë 30 veta, e kta dalin në konferenca se qysh Haradinaj ka vjedhë. S’je në gjendje me pranu përgjegjësinë. Nuk je ka dallon sen prej tjerëve”, ka thënë Hyseni në Debat Plus/Periskopi

Shpërndaje në: