I dështuan testet mjekësore te Brugge, Vedat Muriqi i kryen me sukses te skuadra tjetër…

I dështuan testet mjekësore te Brugge, Vedat Muriqi i kryen me sukses te skuadra tjetër…

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot në mëngjes ishte në kliniken e klubit italian, SS Lazio (Paideia) ku kaloi me sukses testet mjekësore.

Me të dalë nga klinika, gazetarët italian e pyetën Muriqin për të ardhmen e tij dhe siç duket kosovari i dha një përgjigje definitive, që ai s’do të qëndrojë te Lazio për sezonin e ri.

Muriqi para disa dite ishte afër marrëveshjes me skuadrën belge, Club Brugge, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka, pasi ai dështoi në testet fizike.

Kështu marrëveshja u prishë, për shkak se Brugge kërkoi lojtarin vetëm në formë huazimi.

Por, Muriqi në tavolinë ka oferta nga shumë klube – madje dyshja turke: Galatasaray dhe Fenerbahce vazhdojnë interesimin për lojtarin ‘dardan’.

Përveç skuadrave nga Turqia, për Muriqin të interesuar janë edhe klube nga Championshipi i Anglisë, përfshi Hull Citytn.

Shpërndaje në: