I jashtëzakonshmi Haaland, ja shifrat që tregojnë se është sulmuesi më i frikshëm në botë
Sulmuesi norvegjez, Haaland padyshim që është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, transmeton Periskopi.
Haaland javën e kaluar fitoi çmimin “Golden Boy”, si lojtari më i miri nën moshën 21 vjeçare në Evropë, ndërkohë mbrëmjen e kaluar shënoi dy gola kundër klubit turk, Club Brugge në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse është vetëm 20 vjeçar, ai ka dëshmuar që ka “akull në venat e tij”, duke qenë njëri nga sulmuesit më klinik në botë para portes.
Statistika e frikshëm është se që nga debutimi, Haaland ka tentuar 91 goditje në portë, ku prej tyre ka realizuar hiç më pak se 70 gola.
Është kjo një përqindje e çmendur që as Messi dhe Ronaldo nuk i afrohen.



