I jashtëzakonshmi, Messi mbrëmë vendosi një sukses të madh me Barcelonën
Sulmuesi argjentinas, Leo Messi në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Kievit ka vendosur një rekord personal.
“Jashtëtokësor”, me paraqitjen në ndeshjen e sotme në Champions ka rekordin e 150 paraqitjeve, duke përfshirë edhe katër super-kupa.
Argjentinasi ka shënuar plotë 120 gola në këtë kompeticion të madh, por Ronaldo ka shënuar më shumë gola në garat everopiane me plotë 133.



