I ndodh e papritura Evangjelia Veli, del pozitive me Covid-19, humb lojërat Mesdhetare

Periskopi.com Sporti

Evagjelia Veli do të përfaqësonte Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare në sportin e peshëngritjes, por tashmë ajo është tërhequr për arsye se ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Veli me një foto të postuar në Instagramin e saj personal duke shkruar se nuk do të marrë pjesë në “Oran 2022”.

Veli u shpall së fundmi kampionë Europe dhe ishte gjithashtu kandidate për medalje në Lojërat Mesdhetare./albeu.