I nxehti afrikan as që krahasohet me sikletin që ua shkakton kënga e re e Melindës, Gjikos dhe Norës

I nxehti afrikan as që krahasohet me sikletin që ua shkakton kënga e re e Melindës, Gjikos dhe Norës

Krejt çka donim ishte të kalonim një të premte të qetë, pa e futur veten në telashe dhe situata ku nuk mund të qëndrojmë e të përtypemi pa e thënë atë që e mendojmë, por që nuk është shumë e pëlqyeshme të thuhet e të dëgjohet nga dikush që e gjen veten në anën e kundërt të asaj çka përfaqësojmë.

Në fakt, plani ishte që të bënim një udhëtim të shpejtë në bregdetin shqiptar për fundjavë, larg rrjeteve sociale dhe degradimeve artistike që mund t’i dëgjojë njeriu nëpër to.

Por, oh Zot i madh (për të 200-tën herë), Melinda, Nora dhe Gjiko….

E dini, është sikur ta porositni filmin ‘Mad Max, Fury Road’ në Alibaba… por ende më keq.

Imagjinoni nëse regjisori i këtij filmi, George Miller, e sheh spotin e fundit të Melindës, Norës dhe Gjikos… e vështirë ta paramendojmë ndonjë skenar ku ai nuk do ta konsideronte marrjen e ndonjë vendimi drastik, si përshembull pensionimin nga filmi.

Shikoni sekuenca nga filmi ‘Mad Max, Fury Road’ dhe, pastaj në fund të tekstit, analizoni atë që kanë bërë kjo treshe.

Nuk mund ta përshkruajmë me fjalë çfarë versioni ‘cheap’, i degraduar dhe neveritës është ky klip në krahasim me filmin ku është inspiruar.

Sikur pamjet e tmerrshme të klipit të mos mjaftojnë, zonja Melinda futet në skenë kështu: ”Une jom mama, sonte s’ko me flejtë tata, hajde kcejmë mashallah, SI MAMBA – AI CARAMBA,” e kjo përcillet nga një ‘beat drop’ që është konsideruar ‘cool’ në vitin 2010.

Sinqerisht, është zinxhir i vendimeve të gabuara që nga producenti, teksti, klipi dhe gjithçka tjetër çka ka të bëjë me të. Duket se askush nuk ka qenë në krye të detyrës për këtë projekt.

As nuk do të futemi në tekstin e Melindës pasi është thjesht gjëja më idiote që kemi dëgjuar ndonjëherë… Kërkojmë ndjesë, por thjesht nuk po mund t’i japim etiketim tjetër vargjeve ”spajsi qikita, rrin me bandita. Seksi kjo qupa, rrin me mangupa. Ju njekni huta, unë njeki funta.”

Frymëmarrje e thellë me sy mbyllur, për ta mbajtur dhe ruajtur veten nga nervozizmi dhe sikleti.

Pas kësaj, ulje page apo shkarkim i menjëhershëm i tekstshkruesit apo tekstshkruesve.

Vijon ‘reperi’ i cili nuk e ka problem të jetë edhe pjesë e këngëve tallava, Gjiko. Veshja e tij është përtej versionit fallco të ‘Mad Maxit’ të vërtetë, derisa duket sikur e ka bërë me qëllim veten të duket keq… PO, është aq e tmerrshme.

Norën e kuptojmë deri diku, pasi ka mbetur emër tejet irelevant dhe sigurisht që lajmi i mirë për të është të jetë në të njëjtin rresht ku shkruhet edhe emri i Melindës dhe Gjikos, të cilët nuk rreshten së fyeri intelegjencën e audiencës.

Sinqerisht, vetëm analizoni veshjet e Melindës në secilin klip… gjithmonë janë kështu diçka, disa qepje katastrofale ku zbulohen këmbët, por pjesët e tjera janë të mbuluara dhe dukja e fytyrës është saktësisht e njëjta në secilin projekt të saj. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: