Ia ndërroi punën, doktori e shanë me nënë drejtorin e Spitalit të Gjakovës dhe arrestohet

Ia ndërroi punën, doktori e shanë me nënë drejtorin e Spitalit të Gjakovës dhe arrestohet

Një doktor i repartit të pulmologjisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është arrestuar, pasi i njëjti e ka sharë drejtorin e këtij spitali, ku ky i fundit ia kishte ndërruar paraprakisht vendin e punës.

Ai përmes telefonit i është drejtuar me fjalë fyese drejtorit të spitalit dhe në të njëjtën kohë, sipas policië e kërcënuar atë.

“I dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës e kishte thirrur përmes telefonit viktimën duke i thënë: “ Pse ma ki ndrru vendin e punës” , si dhe “Ta sh…..a nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”, dhe e ka mbyllur telefonin”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti.

Shpërndaje në: