Igli Tare lë Italinë për Shqipërinë: Ja ku po i shijon pushimet ai

Igli Tare lë Italinë për Shqipërinë: Ja ku po i shijon pushimet ai

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, edhe pse ditët e fundit ka qenë aktiv në merkato dhe ka bindur disa lojtarë, po vijon edhe pushimet.

Tare ndodhet në Jug  të Shqipërisë, destinacioni i tij i përvitshëm, ku çdo verë bën një tur në plazhet më të bukura dhe më pas shkon edhe në Nivicë, në vendin e origjinës.

Ka qenë gazetari Dritan Shakohoxha ai që ka publikuar foton me Taren, në një jaht në Palasë, dhe shkruan se ai pushon në Shqipëri dhe u bën thirrje të gjithëve që të vijnë këtu.

“Ervin Fakaj Igli Tare Geri Çipi Shkumbin Qormemeti #unepushojneshqiperi #visitalbania #smilealbania??? Palasë, Vlorë, Albania”, shkruan Shakohoxha

Shpërndaje në: