Ilir Deda tregon nëse do ta pranojnë ftesën e Hashim Thaçit

Ilir Deda tregon nëse do ta pranojnë ftesën e Hashim Thaçit

 

Lëvizja politike, Alternativa ka thënë se do ta shqyrtojë ftesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për takim konsultativ me partitë politike për caktimin e datës konstituive të Kuvendit.

Deputeti  i zgjedhur nga Alternativa, Ilir Deda ka deklaruar se lëvizja e tij nuk ka një qëndrim zyrtar rreth ftesës së presidentit, pasi siç tregoi ai, kjo ftesë nuk është ende zyrtare – por, vetëm publike, shrkuan Insajder.

“Do ta shqyrtojmë. Pasi nuk na ka ardhur ende ftesa zyrtare nga Presidenti. Z. Thaçi duhet të na dërgojë njëherë ftesën zyrtare”, ka thënë Ilir Deda.

 

 

Shpërndaje në: